Nëpunësi i komunës së Tetovës dhe ish-shoferi i Hazbi Likës gjendet pa shenja jete në një lagje të Tetovës.
Bëhet fjalë për Fatmir Tahiri, 57 vjeç, i cili u gjet i vde kur në makinën e tij para shtëpisë ku jeton në Tetovë. Ai po punonte në sektorin e urbanizmit në komunën e Tetovës.
Ekipet hetimore kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe se kryhet ekspertiza për zbardhjen e vrasjes.
Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Nga familja apo komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë.(INA)