Saturday, August 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZyrtare: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19...

Zyrtare: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor 2025

*Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shpallur zgjedhjet lokale. Sipas dispozitave ligjore, meqë sot janë shpallur zgjedhjet, ato duhet të mbahen më 19 tetor 2025.

“Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Këtë vendim e dërgova deri te organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, dhe pres angazhim maksimal për realizimin e një procesi të ndershëm dhe demokratik.

Ju informoj se gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Ky vendim synon të shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale dhe t’u japë deputetëve mundësinë të përkushtohen plotësisht ndaj komunikimit me qytetarët”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments