Vladimir Putin e ka mbajtur kabinetin e tij në errësirë sa i përket planeve të tij për të pushtuar Ukrainën dhe zyrtarët kanë qenë të papërgaditur ndaj nivelit të sanksioneve ndërkombëtare, kanë pohuar burimet e afërta me Kremlinin, shkruan Daily Mail.
Kabineti rus ishte në dijeni se lideri i fuqishëm rus kishte planifikuar njohjen e dy regjioneve separatiste në Ukrainën llindiore si të pavarura, por kanë qenë të shokuar kur zbuluan planin e tij për të pushtuar të gjithë vendin, raporton agjensia Agentstvo.
Burimi nga Kremlini tha se “askush nuk ka pritur” sanksionet e ashpra financiare të Perëndimit, siq janë përjashtimi i bankave ruse nga sistemi bankar SWIFT për shkak se Putini e kishte mbajtur sekret planin e tij për pushtimin e Ukrainës ndaj lidershipit të tij.
“Kjo është e menderosur. Ata kanë dalur nga mendja e tyre”, tha një burim.
Zyrtarët e qeverisë patën shprehur dëshirën e tyre për t’u dorëhequr, por janë frikësuar se dorëheqja e tyre do të shihej si tradhëti nga Putini, tha burimi, duke shtuar: “Dorëheqja do të shpiente vetëm në një kamp të burgut”.
Moska vazhdimisht ka mohuar se një pushtim është në planet e tyre, duke insistuar se rreshtimi prej 190.000 trupave ruse dhe arsenalit ushtarak ishte ‘për qëllime stërvitore’.
Ata janë njerëzit më të pushtetshëm të Kremlinit, përfshirë edhe udhëheqësit e ushtrisë dhe shërbimet e sigurisë dhe thuhet se kanë frikë të madhe rreth pasojave që mund të ketë pushtimi i Ukrainës.
Por Daily Mail thotë se top-ndihmësit kryesorë kanë fare pak gjasë t’i kundërvihen Putinit sepse ai i ka bërë ata tmerrësisht të pasur si shpërblim për lojalitetin e tyre- dhe ata mbesin deri në paarsye të frikësuar ndaj Putinit.