Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZyrtare: Ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Dibër

Zyrtare: Ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Dibër

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në Dibër.

Janë numëruar votat nga të gjitha 27 vendvotime, ndërsa më tepër vota ka fituar kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka me 49,69 për qind të votave të fituara, përkatësisht me 4.291 vota.
Kurse kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ka marrë 4.153 vota, gjegjësisht 48,09 për qind të votave.

Mbrëmë Pocesta ngriti dyshime për rezultatin zgjedhor, duke thënë se “presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin”.

Ditën e djeshme është votuar vetëm në Dibër, pasi para dy javëve u përsërit votimi i rrethit të parë në një vendvotim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments