Tuesday, July 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZyrtare/ Ja ndarja e komunave – BDI: Qytetarët si në referendum do...

Zyrtare/ Ja ndarja e komunave – BDI: Qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale

*Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore, në të cilën u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në këtë takim, u vlerësua lart angazhimi i lidershipit të BDI-së në krijimin e një fronti sa më të gjerë të bashkëpunimit ndërpartiak për një performancë të përbashkët në zgjedhjet lokale, në shërbim të interesave qytetare dhe konsolidimit të pushtetit vendor.

Kryesia Qendrore, në mënyrë unanime, vendosi që në krye të Shtabit Zgjedhor Qendror të emërojë Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, z. Faton Ahmeti.

Po ashtu, me unanimitet të plotë, Kryesia konfirmoi edhe një pjesë të kandidatëve që do të garojnë për kryetarë komunash dhe bartës të listave të këshilltarëve në disa komuna:
• Në Komunën e Çairit, kandidat për kryetar komune do të jetë Dr. Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së
• Në Komunën e Tetovës, kandidat do të jetë z. Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së
• Në Komunën e Zhelinës, kandidat do të jetë z. Emir Sulejmani, kryetar i Degës së BDI-së në Zhelinë
• Në Komunën e Gostivarit, bartës i listës për këshillin komunal do të jetë z. Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar
• Në Komunën e Strugës, bartës i listës për këshillin komunal do të jetë z. Faton Pollozhani, njëherazi kryetar i degës së BDI-së në Strugë

Në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të brendshëm partiak dhe me partnerët e koalicionit, do të konfirmohen edhe kandidatët tjerë për komunat e mbetura.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të z. Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga z. Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj një procesi zgjedhor të ndershëm, gjithëpërfshirës dhe me oferta të fuqishme programore për qytetarët në të gjitha komunat. Qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale.

BDI

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments