Burim Hoxha merr detyrën në MPB në cilësin, e Kryeshefit të Departamentit për çështjet Administrative në Ohër, e cila i mbulon 4 Qytete duke filluar nga Struga,Ohëri,Dibra dhe Këçova.
Burim Hoxha para kësaj detyre, prej 3 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Përgjegjesit në Sektorin e Komunikacionit pran Stacionit policor në Strugë. Detyrë të cilën e ushtrojë deri para dy ditësh.
Z.Hoxha ka eksperiencë 16 vjeçare në MPB ku ka mbajtur detyra të ndryshme, duke filluar nga pika kufitare në Qafthanë, 2002-2007, në Aeroportin e Ohërit 2007-2009, Stacioni policor në Strugë 2009-2018.
Z. Hoxha ka lindur më vitin 1980 në Ladorisht të Strugës, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Shkollën fillore e ka kryër në vendëlindje në F.Ladorisht, kurse të mesmen në Strugë, Shkollën e Lart e ka kryer në Manastir, pasi ka kryer shkollën e lart ka vazhduar magjistraturën, ku dhe ka marr Titullin “Magjistër i Shkencave Ekonomike”
Z.Hoxha, gjithashtu ka kryer edhe një sërë Trajnimesh dhe Kurse mbi çështjen e siguris brenda dhe jasht vendit.