Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi njoftoi kandidatë për kryetar të komunave nga radhët e BDI-së për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ademi bëri të ditur kandidatët për nga radhët e BDI-së për komunat e Çairit, Tetovës dhe Zhelinës.
“Kandidat për komunën e Çairit do të jetë Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës do të jetë Bajram Rexhepi, kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani”, njoftoi Ademi.
Ademi tha se njëzëri u votuan edhe dy bartës listash nga BDI.
“Në komunën e Gostivarit bartës liste do të jetë Valdet Xhaferi, ndërsa për komunën e Strugës do të jetë Faton Pollozhani”, tha Ademi.