Helikopterët e ushtrisë zvicerane kanë filluar transportimin e ujit për mijëra lopë të etura.
Kjo për shkak se ato po vuajnë nga një thatësirë ??dhe valë e nxehtë që ka goditur pjesën më të madhe të Evropës.
Enë të mëdha plastike të kuqe të varura nga fundi i helikopterëve, Super Puma, bartën ujin në fermat e maleve Jura dhe në ultësirat e Alpineve, shkruan EuroNews.
Autoritet zvicerane thonë se rreth 40,000 lopë kullosin në verë në kullotat e larta në kantonin e Vaudit në Zvicër perëndimore dhe se secila nga to ka nevojë deri në 150 litra ujë në ditë.
Dy pellgje të mëdha sipas po këtyre autoriteteve janë mbushur me ujë për të lejuar fermerët që të mbushin kamionët e tyre.
Ndërkohë dhjetëra fermerë kanë bërë thirrje për një linjë të posaçme telefonike për të kërkuar ndihmë nga helikopterët që kur operacioni emergjent u njoftua të premten e kaluar.
“Kemi pasur kësi lloj enësh për ujë, por kurrë kaq shumë,” tha Gregoire Martin, i cili drejton një fermë me 68 lopë.
Qeveria Federale Zvicerane dje njoftoi se do të ulë tarifat e importit për ushqimin e bagëtive dhe do të ofrojë hua pa interes për të ndihmuar fermerët të merren me thatësirën.