Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaZvicra ka nevojë për 10 mijë mësues

Zvicra ka nevojë për 10 mijë mësues


Është fundi i semestrit të dytë shkollor në shumë vende, por disa shkolla në Zvicër tashmë janë në dilemë se si do t`ia dalin të punësojnë një staf të mjaftueshëm për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, përcjell albinfo.ch.

Mungesa e mësimdhënësve është ngritur si çështje në shumë institucione që janë përgjegjëse për çështjet arsimore në Zvicër.

Shkollat tashmë kanë filluar që çështjen e stafit ta rregullojnë para se të fillojë viti i ri shkollor.
Në fillim të këtij muaji, katoni në Bernë ka reklamuar pothuajse 80 postime të shkollave të saj shtetërore, kurse ai në Cyrih rreth 270.

Sipas një studimi që u bë këto kohë, rezultoi se mesatarisht rreth 39% e drejtuesve të shkollave fillore kishin vështirësi për të mbushur vendet e punës në shkollat e tyre.

Në disa vende, shkollat raportohet se kanë përdorur lidhjet e jashtme, duke marrë kështu trajner të sportit për mësime sportive.

Është 10.000 numri i mësuesve që nevojiten për të mbyllur hedekun, sipas proferorit të ekonomisë në Univeristetin e Bernit, transmeton albinfo.ch.

Sipas SRF, çdo vit diplomohen 5,000 mësues të trajnuar, duke lënë një mungesë vjetore prej 5,000 mësimdhënësish. Prej tyre, 1/5 e lënë mësimin brenda pesë vjetësh ose shumë prej tyre përfundimisht punojnë me kohë të pjesshme për arsye familjare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments