Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZvicra dhe Gjermania po flasin për projektin e Fikretit nga Maqedonia

Zvicra dhe Gjermania po flasin për projektin e Fikretit nga Maqedonia


Një shqiptaro-zviceran nga Maqedonia e Veriut është duke udhëtuar nëpër Europë për të nxitur njerëzit për një angazhim më të madh social. Dhe përkundër kësaj, ai është një djalosh, model i integrimit të suksesshëm.

Ai e ka arritur: I gjatë, i rastësishëm dhe i bukur, ai pozon para liqenit, alpeve dhe grumbullit të reve. Ai paraqitet para Cyrih Bürkliplatz. Atletet e tij të para të futbollit i bleu në ketë treg. Ishte viti 1994 … Një histori e tillë mund të fillonte për ndonjë futbollist të suksesshëm të brezit të dytë. Por, historia e Fikret Zendelit (36) është e ndryshme.

Kur një punëtor sezonal në Zvicër, vendos të bëjë bashkimin familjar nga Maqedonia, çmenduria e luftës civile jugosllave tashmë ishte në kulmin e saj, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Në moshën nëntëvjeçare, Fikreti i vogël arriti në Langnau am Albis ZH. Ajo që vijoi, mund të përshkruhet si një integrim i suksesshëm: Shqiptari nga Maqedonia e Veriut shumë shpejt ndjehej si një zviceran, dalëngadalë formësohet në të burrë, studion inxhinierinë teknike. Rruga e tij dëshmon se në këtë vend, njeriu mund të bëjë gjithçka që dëshiron.

Ai mund të kishte qenë një menaxher ndërtimi, një punë fitimprurëse. Por, Fikreti vendosi të kthehet në vendin e prindërve. Fillimisht, ata menduan se ai po bënte shaka. E kundërta ishte e vërtetë: “Pashë një aventurë dhe një mundësi biznesi”. Në Shkup, ai krijoi një kompani: “Burokracia është e çmendur”. Pasuan orë të mundimshme, ditë, javë, muaj në zyrën e konstruksionit. Kanë kaluar nëntë vite, firma është duke funskionuar, nga një punëtor u bënë dhjetë.

Kjo do të ishte vërtet një histori e bukur e suksesit. Por, historia ende nuk ka përfunduar, ende ka vend për t`u plotësuar, njofton Shtegu.com. Pasi, Fikreti aktualisht është i zënë nëpër Europë për t`i bindur njerëzit që të premten ta shndërrojnë në blu. Një përpjekje jo shumë zvicerane.

Çështja ka të bëjë me faktin se: Nga mesdita e së premtes, shikuar në aspektin mental, shumë punëtorë e përfundojnë punën, mirëpo fizikisht ata ende janë aty. Pra, ata po humbasin kohë, bile mund të shkojnë në shtëpi. Shumë artikuj janë shkruar për këtë fenomen, njërin prej të cilëve e lexoi edhe Fikreti.

“Pse të mos bëni diçka të dobishme në këtë kohë të padobishme?”, pyet ai vetveten. Duhet të jetë kuptimplote dhe sociale. “Në Shkup, nuk kalon ndonjë ditë që ndokush të mos kërkojë mbetje nëpër mbeturina”. Kur shoqëria e merr teposhtëzen, gjithashtu preket edhe një sipërmarrës.

Pra, pse të mos filloni me vetveten, tek Breon, kompania e tij? Ai e quajti “socialfriday“: Një herë në çdo tremujor, të premteve, njerëzit e tij i vizitojnë të moshuarit në shtëpinë e pleqve, luajnë me jetimë, mbjellin pemë, gatuajnë për të pastrehët. Pjesëmarrja është kohë vullnetare dhe e paguar. “Angazhimi nuk duhet të bëhet i detyrueshëm”, thotë Fikreti.

Në Maqedoninë Veriore, ai u bë një numër i madh dhe madje iu lejua të promovojë projektin e tij në emisionin më të popullarizuar televiziv të mëngjesit. Televizioni gjerman ZDF e vizitoi atë, revista e lajmeve “Der Spiegel” e quan atë “njeriu i mirë nga inxhninieria”.

Një truk i vjetër: Bëni mirë dhe flisni për këtë. Fikreti e sheh në një ton të qetë: “Më mirë kështu se sa të mos bëjmë asgjë të mirë”. Ai është një sipërmarrës, i cili nuk do të bëjë para të mëdha, por ka të bëjë me vetëdijen shoqërore, njofton Shtegu.com.

Tani ai dëshiron ta bëjë të njohur idenë e tij, të gjejë imituesit. Ai është i vetëdijshëm se ndonjë kompani do të dëshirojë të përfitojë. “Por nëse 80 nga 100 persona e abuzojnë idenë si PR, edhe më tej mbeten 20 të drejtë”, thotë Fikreti.

Në Austri ai tashmë ka gjetur pasues, gjithashtu në Letoni. Dhe në Maqedoninë Veriore, Ambasada Zvicerane zhvilloi një “socialfriday” për herë të parë muajin e kaluar. “Një përvojë pozitive”, thotë ambasadorja Sybille Suter.
Tani Zendeli po kërkon “sipërmarrës të guximshëm” në Zvicër. Do të ishte disi një shenjë e mirë po të gjente diçka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!