Trafiku i drogës u siguroi 53 mijë franga, shqiptari: Më thanë në Zvicër mund të bësh para
Dy shqiptarë të arrestuar për trafik droge kanë dalë para Gjykatës në Zvicër, për t’u njohur me dënimin. Të dy shqiptarët akuzohen se kanë trafikuar rreth 3.4 dhe 4.2 kilogram heroinë, prandaj dhe Prokuroia ka kërkuar për 38-vjeçarin me 5 vjet e 10 muaj burg dhe 25-vjeçari me 5 vjeç dhe 3 muaj.
“Unë isha në stacionin e Milanos, me asgjë në xhep. Aty takova dy shqiptarë që më thanë se në Zvicër mund të fitosh para me heroinë dhe ata më drejtuan në Chiasso”, kjo ishte deklarata e shqiptarit 38 vjeçar, para gjykatësit i thirrur në bankën e të akuzuarve, i cili shoqërohej edhe nga një tjetër bashkatdhetar, 25-vjeçar.
Rolet në trafikun e drogës – Sa i përket roleve në trafikun e drogës 25-vjeçari ishte përgjegjës për shitjen lëndës tek klientët, ndërsa 38-vjeçari merrej kryesisht me sigurimin e porosive dhe gjetjen e sa më shumë vartësve të ndryshëm.
Janë të paktën njëzet persona, të cilëve u ishte shitur droga dhe të ardhurat nga trafiku ishin të paktën 53 mijë franga, referuar aktakuzës.
Mediat e huaja shkruajnë se 38-vjeçari mbrohet nga avokati Sabrina Aldi dhe 25-vjeçari nga avokati Sandra Xavier.