Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaZvicër: 19 vjeçari nga Maqedonia e ka godit gjyshen e tij që...

Zvicër: 19 vjeçari nga Maqedonia e ka godit gjyshen e tij që ka qenë duke u falur! (FOTO)

Një ngjarje që ka tronditur Zvicrën dhe shqiptarët. E.A , 19 vjeçar që jeton në Zvicër dyshohet se e ka goditur gjyshen e vetë që ka qenë duke u falur dhe si pasojë e kësaj e moshuara ka ndëruar në vendin e ngjarjes.

Sipas disa E. A. ishte vetëm me gjyshen e tij në banesë. “Ajo ishte duke u lutur (falur), kur ai sulmoi”, dhe ky ia kishte prerë kokën thonë burime për “20min.ch”, përcjell portali “tetova1”.
Zëdhënësi i Kapos Matthias Graf thotë për “20min.ch”: “Kur mbërriti policia, koka u nda nga trupi. Nuk dihet lëndimi i sakt që çoi në vdekje, por është ende subjekt i hetimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. “E njëjta vlen edhe për armën e vrasjes dhe identitetin e viktimës.

Vepra ka ndodhur të martën në mbrëmje në një ndërtesë apartamentesh në Frauenfeld. Kryerësi i dyshuar E. A *. u arrestua disa orë më vonë nga policia kantonale e Cyrihut në aeroportin në Kloten.

Sipas medias zvicërane kryerësi i veprës, familja e të cilit është me origjinë nga Maqedonia, thuhet se ka luftuar me problemet e drogës dhe problemet e shëndetit mendor. Ralph Aschwanden, psikiatër mjekoligjor, i përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme.

Etologu Rolf Gollob e konsideron jashtëzakonisht të habitshëm faktin që ky i ri me prejardhje nga Maqedonia e vrau gjyshen e tij. “Në këtë rajon respekti i të rinjëve për më të vjetrit është shumë i lartë,” tha Gollob, i cili ka pasur edhe udhëtimeve studimore në Maqedoni.

Brezat e rinj i shërbejn brezin e vjetër me shumë respekt dhe mirënjohje. “Është e natyrshme që fëmijët u shërbejnë gjyshërve të tyre për çaj, ndihmojnë ata dhe kanë një marrëdhënie të butë”, thotë Gollob.
Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, u zhvendos nga Italia në Zvicër pak vite më parë.
Këtu ajo u vendos për herë të parë në Aadorf TG, dhe vitin e fundit ajo jeton në Frauenfeld.

Ende nuk dihet prejardhja e sakt (vendbanimi në Maqedoni) e 19 vjeçarit dhe gjyshes së tij, por burime të portalit “tetova1” thonë se janë nga rajoni i Kumanovës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!