Zv.ministri Hoxha: Struga s’ka nevojë për garë politike, Mendi Qyra përfaqëson unitetin qytetar

0
85

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, duke përshëndetur kandidaturën e biznesmenit Mendi Qyra për komunën e Strugës, theksoi se në kushte normale kjo komunë nuk do të duhej të kishte nevojë për garë politike për kryetar.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Hoxha shprehet se figura si Mendi Qyra përfaqësojnë unitetin qytetar dhe vlera që shkojnë përtej përkatësive partiake.

“E vetmja garë duhet të jetë ajo për përbërjen e Këshillit Komunal”, thekson ai.

Duke e cilësuar Strugën si viktimë të keqqeverisjes dhe interesave të ngushta për shumë vite, Hoxha paralajmëron se rikthimi i mendësive dhe figurave që kanë përfituar nga qyteti do të ishte një kthim mbrapa që nuk duhet lejuar.

Ai vlerëson kontributin e Mendi Qyrës, duke thënë se ai ka dhënë shumë për Strugën pa mbajtur ndonjë funksion zyrtar.

“Ai nuk vjen për të marrë, por për të dhënë – ashtu siç ka dhënë ndër vite për Strugën tonë,” përmbyll reagimin e tij Zëvendësministri Hoxha.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5