Pata kënaqësinë të marr pjesë në Ditën e Aronisë Organike në Prizren, organizuar nga ArtiFruit dhe Aronica në bashkëpunim me organizatat Mjedra e Kosovës dhe Organika.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, Zëvendësministrit Imri Demelezi, si edhe e deputetëve dhe diplomatëve të pranishëm, i shtoi rëndësi të veçantë këtij aktiviteti.
Përgëzime për kompanitë ArtiFruit dhe Aronica të Esat Berishës, falë të cilit aronia e Kosovës jo vetëm që ka hyrë në tregun zviceran, por po shndërrohet në një gamë produktesh të çmuara – lëngje, çajra, reçel dhe produkte të tjera organike.
Aronia është një superfrut me potencial të jashtëzakonshëm për shëndetin dhe për ekonominë bujqësore.
Ngjarje të tilla dëshmojnë se bujqësia organike mund të bëhet urë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Albrim Hoxha-Zv.ministër i Bujqësisë i RMV-së