Zëvendës drejtori i Agjencisë për emigracion i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Izmit Nura, realizoi takim me zëvendës drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, z. Ilmi Selami ku u diskutua për regjistrimin e diasporës dhe bashkëpunimin mes institucioneve për ta rritur efikasitetin dhe efektivitetin në zhvillimin e regjistrimit në diasporë. Zv.drejtoti Nura kishte nderin që në formë mirnjohje t’i dorëzoi z.Selmanit, Gramatikën e gjuhës shqipe enkas të punuar për nevojat e emigracionit.
Z. Nura gjithashtu apelon deri tek diaspora shqiptare e Maqedonisë, klubet dhe shoqatat e emigrantëve që të jenë pjesë aktive e regjistrimit të popullsisë dhe po të njëjtën ta promovojnë sa më shumë temën e regjistrimit të popullsisë në diasporë.