Zv/drejtori i Emigracionit, z. Izmit Nura, zhvilloi takim me drejtuesit e Shoqërisë Kulturore Artistike “DUFLLA” Zavendësdrejtori i Agjencionit për Emigracion i Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Izmit Nura priti në takim kryetarin e Shoqërisë Kulturore Artistike DUFLLA z.Ylber Idrizi dhe sekretarin z.Rexhep Haxhiu.
Në takimin e sotëm që u zhvillua në zyrat e Agjencisë për Emigracion u bisedua për aktivitetet me mërgimitarët si dhe nga ana e përfaqësuesve të SHKA “Duflla” na theksuan për realizimin, pritshmëritë dhe sukseset e Festivalit Duflla 2022, i cili mbahet për çdo vit në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit.
Këtë vit pjesëmarrës në festival ishin grupe dhe ansamble artistike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Greqia dhe Turqia.
Agjencia për Emigracion e mbështet këtë projekt që katër vite radhazi dhe shpresojmë që vitet e ardhshme do ju ofrojmë bashkëpunim dhe mbështetje edhe më të madhe që do të synojmë afrimin e mërgimtarëve me vendlindjen e tyre u shpreh z.Nura ku si shenjë falenderimi ju dorëzua mirënjohje dhe një dhuratë nga drejtuesit e Festivalit.