Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZoran Zaev shprehu ngushëllimet për viktimat nga aksidenti tragjik ku humbën jetën...

Zoran Zaev shprehu ngushëllimet për viktimat nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 13 persona


Edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev ka shprehur ngushllimet për viktimat nga aksidenti i sotëm në rrugën Shkup-Tetovë, transmeton koha.mk. Ai në profilin e tij në fejsbuk gjithashtu shprehi gatishmërinë e institucioneve për tu dalë në ndihmë të lënduarve nga aksidenti.

“E papërshkrueshme është dhimbja dhe pikëllimi dhe nuk ka fjalë që mund të jenë ngushëllim për aksidentin e rëndë të komunikacionit ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushllojmë më të dashurit e tyre për humbjet e tyre. Mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik jete dhe të lënduarit e tjerë që të marrin ndihmën e nevojshme dhe të kthehen te të dashurit e tyre”, shkruan Zaev në profilin e tij në fejsbuk.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments