Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Rikonstruimi i Qeverisë do të shtyhet, së pari do të...

Zoran Zaev: Rikonstruimi i Qeverisë do të shtyhet, së pari do të takohem me kancelaren Merkel

Kryeministri Zoran Zaev sot vërtetoi se është dakorduar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai tha se pas këtij takimi do të ketë një pasqyrë më precize nëse Maqedonia e Veriut do të marë datë për negociata këtë verë. Nëse nuk mer, kryeministri shtoi se është e mundur kthim i mandatit të tij, me çka rekonstruimi i Qeverisë do të ishte i pabazë, përcjellë Zhurnal.

Ai thotë se bisedimet për rekonstruim të Qeverisë janë kah fundi. Siç tha ai, nëse gjithçka shkon sipas planit, në seancën e ardhshme qeveritare do të ketë shkarkime të drejtorëve.

“Bisedimet për rekonstruim janë kah fundi. Shumica parlamentare nuk është e qetë, pas gjitha vendimeve që i mori. Mund të ndodhë kthim të mandatit nëse nuk ka vendim këtë verë. Do të shohim bisedën me kancelaren Merkel. Jemi në bisedime të vazhdueshme me të gjitha vendet. Vendet e tjera janë të kyçura, ndërsa më së shumti po na ndihmojnë Greqia dhe Bullgaria”, deklaroi Zaev.

Ai shton se vendi nuk pret që menjëherë të bëhet anëtare, por vetëm të marë datë për negociata, të cilën do ta shfrytëzojë si motivim të përmirësohet gjendja në vend.

Në lidhje me shkrimin e fundit të “Zidojçe Cajtung”, ku thuhet se Komisioni për Politikë Europiane pranë Bundestagut, Merkel ka qenë kategorike se Maqedonia më herët se në tetor nuk mund të marë datë, Zaev tha se këto janë informata të vjetra.

Ndryshe, shansi i parë për Maqedoninë e Veriut është në Këshillin Europian i cili do të mbahet në fund të qershorit, ndërsa i dyti është në fund të korrikut./Zhurnal.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!