Gjatë vizitës Prishtinë, kryeministri Zoran Zaev ka deklaraur se për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë do të ketë njëlloj hetimi ndërkombëtar, raporton Televizioni SHENJA.
“Kjo është një çështje për të cilën qytetarët meritojnë që ta dinë të vërtetën. Jemi dekorodur të ketë një hetim ndërkombëtar, ose të dërgohen ekspertë të cilët do t’i ballafaqojnë të gjitha faktet. E gjithë kjo bëhet që t’u jepen qytetarëve përgjigjet e vërteta. Kjo është në interes të bashkëpunimit tonë dhe nuk duhet të mbetet si pengesë. Është çështje shumë e ndjeshme ku u vranë edhe disa policë, pra do të ketë njëfarë hetimi ndërkombëtar”, ka thënë Zaev.
Ndërsa kryeministri Haradinaj, nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje.