Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Opozita mundet edhe Nikolla Gruevskin ta propozojë për prokuror

Zoran Zaev: Opozita mundet edhe Nikolla Gruevskin ta propozojë për prokuror


Nëse i japim mundësi opozitës që të propozojë prokuror publik besoj se do ta propozojnë edhe Nikolla Gruevskin, sepse gjithçka që po bëhet për momentin është që të bllokohet drejtësia, theksoi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputeti Muhamed Zekiri nga LSDM-ja, nëse prokurori publik do të zgjidhet me propozim të opozitës.

“Me sjelljen e këtillë të opozitës me propozimet e këtilla për prokuror publik nuk shoh se do t’u jepet mundësi. Ta propozojmë Vladimir Pançevskin, njeri i cili në gjithë mandatin e tij ua ka dhënë lëndët gjykatësve strikt të përzgjedhur, person që e ka keqpërdorur ligjin dhe sistemin për shpërndarje të lëndëve, që të mos ketë drejtësi në vend. Këshilli gjyqësor e vërteton atë dhe e sjellë sanksionin për të”, tha Zaev.

Kryeministri me këtë rast theksoi se pushteti ka pranuar një pjesë të mirë të kërkesave të VMRO-DPMNE-së opozitare lidhur me ligjin për PP, mes të cilave janë bashkimi i PSP me prokurori tjetër, si dhe keqpërdorimi i bisedave të përgjuara si dëshmi në rastet e hapura pas skadimit të 18-të muajve.

“PSP ka mandat deri më 15 shtator të vitit 2020 dhe kjo do të funksionojë për shkak se kemi garantuar të ardhme me këtë mandat. Besoj se ashtu siç presin qytetarët tanë, siç kanë biseduar grupet punuese, madje edhe disa herë siç kemi biseduar me Mickovskin do t’i vendosim punët dhe përfundimisht këtë ligj do ta votojmë”, tha Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!