“Në rast se Këshilli i Evropës nuk vendos pozitivisht dhe nuk jep datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, do ta dënoj shembullin më të mirë nga të gjitha shtetet në rajon”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se vendi tanimë 15 vite po pret para dyerve të BE-së.
“Ne nuk dëshirojmë anëtarësim të menjëhershëm, por vetëm datë për fillimin e negociatave. Të na jepet një shans që ta transformojmë shoqërinë tonë. Fqinjët tanë që veçmë janë në BE, Greqia, Bullgaria, Romania, Kroacia si dhe Austria, Hungaria dhe Italia edhe njëherë kanë theksuar mbështetjen e tyre për gjithë Ballkanin perëndimorë, posaçërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Zaev.