Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Nëse pronarët i rrisin pagat me vlerë deri në 100...

Zoran Zaev: Nëse pronarët i rrisin pagat me vlerë deri në 100 euro shteti t’i paguajë kontributet

Paga mesatare për dy vjet është rritur për 2.000 denarë. Tani e hapim edhe masën e re, plani është nga 1 nëntori të fillojmë me realizimin e masës së subvencionimit të kontributeve nga pagat e rritura. Ligji është gati, bisedojmë me të gjitha palët e prekura, i masim të gjitha vlerat dhe do t’i mundësojmë çdo pronari ose menaxheri që për popullin tonë, nga cilado veprimtari, për gjithsej 758.000 qytetarë të punësuar për këtë vendin tonë, nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor ne do t’i paguajmë. Vetëm për t’u rritur pagat në shtet, theksoi sot kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev në tribunën e parë qytetare “Në rrugë të drejtë” në Shtip.

Theksoi se vendi përfundimisht pret të bëhet shtet modern, antare e ardhshme e NATO-s dhe BE-së në të cilën ka përparim, arsim dhe shëndetësi cilësore, qeverisje joselektive e të drejtës, në të cilën paratë përfundojnë te qytetarët.

Porositi se BE-ja dhe NATO-ja bëhen realitet ndërsa atë ua kemi borxh gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme.

Theksoi se tani janë hapur perspektivat për të gjithë ne, për fëmijët tanë, për atdheun, qytetarët.

“Askush më nuk na mohon si shtet, jemi pranuar nga e gjithë bota. Në selinë e Bashkimit Evropian kam folur në gjuhën maqedonase, të pranuar nga e gjithë bota. Shkojmë guximshëm, punojmë me dashuri, e duam atdheun”, tha Zaev.

Theksoi se paratë kthehen prapa te qytetarët, ndërsa shpenzimet për jetë gjatë gjithë kohës zvogëlohen.

Kryeministri ka potencuar se me realizimin e projekteve të parashikuara plotësisht do të përparohet cilësia e jetës së qytetarëve të Shtipit.

“Jeta e qytetarëve këtu në Shtip plotësisht do të lehtësohet përmes projekteve të cilat janë në realizim. Përmes ndërtimit të digës Otinjea, e cila e zgjodhi problemin e furnizimit me ujë. Veçanërisht është e rëndësishme të intensifikohet ndërtimi i Qendrës klinike e cila do të jetë e rëndësishme jo vetëm për Shtipin, por edhe për qytetarët e Koçanit, Strumicës dhe tërë rajonit lindor”, theksoi Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!