Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Me BDI-në zgjodhëm çështje të mëdha, për herë të parë...

Zoran Zaev: Me BDI-në zgjodhëm çështje të mëdha, për herë të parë pres koalicion parazgjedhor më parti nga blloku shqiptar


Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot nga Vinica paralajmëroi përparësi të partisë së tij në raport me marrëveshjen e koalicionimit për zgjedhjet e ardhshme me të gjitha partitë, ndërsa veçanërisht me ato të bllokut shqiptar.

“Me BDI-në i zgjodhëm çështjet e mëdha në Qeveri, ndërsa ne jemi partia e vetme e cila ka një varg zgjedhjesh për bashkëpunim me partitë shqiptare, kështu që pres se do të gjejmë fuqi që për herë të parë të bëjmë koalicion parazgjedhor me parti të bllokut shqiptar. Koalicionet do të jenë të qëndrueshme dhe më të zgjeruara, e kjo nuk do të jetë më vonë se 9 marsi, kur është caktuar kongresi i LSDM-së. Kjo na jep të drejtë të jemi favorit në këto zgjedhje. I përfunduam bisedimet me partnerët e deritanishëm të koalicionit, ndërsa tashmë po bisedojmë edhe me të rinj. Do të vazhdojmë deri në fund të javës së ardhshme, kur do ta publikojmë rrumbullakimin e procesit të marrëveshjes së koalicionimit, ndërsa kemi rreth 27 subjekte politike. Personalisht jam i kënaqur nga negociatat, sepse bisedojmë për vlera, për programe, për dhënie të fjalës, diçka që duhet të na bashkojë, si dhe marrjen e përgjegjësisë edhe në pushtetin parlamentar edhe në atë ekzekutiv”, theksoi Zaevi.

Në lidhje me përgatitjen e listave për deputetë, kryetari i LSDM-së theksoi se ka përfunduar propozimi i kandidatëve të mundshëm në bordet lokale dhe organizatat komunale të partisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!