Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Kam besim të madh te Ali Ahmeti

Zoran Zaev: Kam besim të madh te Ali Ahmeti

Koalicioni është stabil, kurse unë kam besim të plotë në Ali Ahmetin, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se shkarkimi i Valon Belës nuk ka ndikuar në marrëdhëniet me partnerin e koalicionit.

“Unë mendoj se një debat i tillë publik, diskursi që po paraqitet mundet vetëm ta përforcoj partneritetin gjithkund, por edhe në politikë. Marrëdhëniet me partnerin e koalicionit janë stabile, besimi mes meje dhe Ali Ahmetit është i madh dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi kuadro të dobëta në radhët tona dhe për këtë shkak po flasim për ndryshimet dhe ato po ndodhin.” –tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Kryeministri tha se po flet edhe me personat që planifikon t’i emëroj për t’u siguruar se janë të gatshëm që të marrin përgjegjësi.

“Për rikonstruktimin unë po bisedoj me njerëzit që duhet të jenë në pozitat e reja. Bisedimet po vazhdojnë çdo kohë të lirë e shfrytëzoj me këto njerëz që të sigurohem se po e marrin përgjegjësinë që të punojnë… Besoj që do të përfundoj deri në pjesën e parë të qershorit.” -shprehet Zoran Zaev Kryeministër.

Pas takimit të parë, Ahmeti-Zaev pritej që kryeministri të takohet edhe me përfaqësuesit tjerë të koalicionit por deri më tani, nga Qeveria nuk kanë konfirmuar takime të tilla. Prej atje nuk tregojnë se kur mund të ndodhë takimi i dytë mes Ahemtit dhe Zaevit për t’i definuar përfundimisht ndryshimet që pritet të ndodhin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!