Sunday, June 1, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZoran Zaev: Jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme për...

Zoran Zaev: Jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme për Shqipërinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar shtetin shqiptar, pas goditjes nga tërmetet e fuqishme që përfshinë zonën e Durrësit, përcjell INA.

“Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Tërmeti i fuqishëm , që po e ndjejmë edhe ne, drejtoi vëmendjen tek fqinjët tanë. Shprehim ngushëllime më të sinqerta me të afërmit e viktimave dhe shpresojmë se së shpejti do të ringriten nga pasojat. Që në mëngjes jam në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe jemi të gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në facebook.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments