“Ndryshimet në qeveri nuk do të vlejnë për gratë që janë pjesë e qeverisë, sepse ato janë pak”, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë dhënis së llogarisë për dyvjetorin e qeverisjes.
Përkundër spekulimeve në publik se “fshesa” do të përfshij disa femra të ekzekutivit , zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe ministrja pa portofol e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostolska mbeten në funksionet ministrore. Nga ana tjetër, kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket rikonstruimit të Qeverisë, pasi që do të dihen edhe emrat e parë e ministrave që do të largohen dhe të atyre që do të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar që tashmë po njihet si “Qeveria Zaev 2”.