..Të dhënat e diasporës, pra që janë regjistruar 200 mijë deri tani, do të japim mundësi që t’i verifikojmë ato. Regjistrimi online do të zgjas deri në shtator. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryetarin e opozitës, Hristijan Micksoki.
“Regjistrimi online në shtëpi nuk është mirë të lejohet. Regjistrimi duhet të bëhet me prezencë fizike, ngase regjistruesit do të jenë të imunizuar, por edhe popullata. Regjistrimi na duhet për popullatën në shtëpi, është me rëndësi edhe diaspora të regjistrohet”, u shpreh Zoran Zaev, përcjell SHENJA.
Ai tha se në regjistrimin e Maqedonisë së Veriut nënshkruhen çdo qytetarë që ka shtetësi dhe se nuk mund të regjistrohen ata që nuk e kanë shtetësinë.