Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZoran Zaev: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane

Zoran Zaev: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite priti presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilët do të marrin pjesë në panelin kryesor të Forumit rajonal ekonomik që do të mbahet nesër në Shkup.

“Sot pasdite u dëshirova mirëseardhje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas çka patëm shëtitje të përbasjlët përgjatë kejit të ri të Shkupit, ku nikoqir I ynë ishte kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Biseduam edhe me qytetarët në qendër të Shkupit, si paralajmërim I Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal, I cili për here të parë mbahet në Maqedoni të Veriut, si dhe për hapjen e perspektivave të reja për ndërlidhjen tonë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ballkani, shkroi ai, është shtëpia jonë e përbashkët evropiane në të cilën mbështetemi dhe në të cilën i avancojmë raportet.

“Pikëpamja jonë është përpara, drejt të nesërmes më të mirë, drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik, drejt mirëqenies për popujt tanë”, shkroi Zaevi në Fesjbuk.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments