Dje shpërtheu zjarr në fabrikën e lëngjeve në Ohër. Në incident nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material.
Sipas informatave të SPB-Ohër, dje në orën 1 e 55 minuta në fabrikën e lëngjeve, e cila gjendet në bulevarin “Zhelezniçka” në Ohër, është paraqitur zjarr. Nga inspektimi i kryer është konstatuar se zjarri ka kapur disa mjete të gomës dhe plastikës, pas çka zjarri është shuar nga njësia kujdestare.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material.