Zjarri e kaplon një shtëpi në një fshat të Strugës

0
28
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Më 21.03.2020 në orën 02:30, në Stacionin Policor të Strugës, DS. (77) nga fshati Llozhan i Strugës ka denoncuar per paraqitjen e një zjarri në shtëpinë dhe hambarin, pronë e tij. Nga kqyrja e bërë është konstatuar se janë djegur disa pajisje shtëpiake, makineri dhe mjete bujqësore, hambarë misri dhe gruri, kafshë shtëpiake . Zgjerimi i mëtejshëm u parandalua me ndërhyrjen e zjarrfikësve të cilët me dy automjete zjarrfikësish lokalizuan dhe shuan zjarrin. Shkaku i zjarrit është përcaktuar të jetë një instalim elektrik i vjetëruar.
Zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër Merlina Islami