Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në konferencë për shtyp pas përfundimit të referendumit tha se shkaktarë për referendumin për marrëveshjen me Greqinë është qeveria.
Ai u shpreh i kënaqur që numri i shqiptarëve që kanë votuar në referendum është i njëjtë me numrin e shqiptarëve në ciklet zgjedhore më të hershme.
“Ne si Aleancë për Shqiptarët që shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht anëtarësimit për NATO dhe BE. Është përafërsisht numër i barabart i shqiptarëve që votojnë në ciklet tjera zgjedhore. Bazuar në faktin që nuk u arrit censusi, nuk jemi të habitur, pasi kemi qenë të vetmit që kemi vlerësuar se referendumi është i panevojshëm. Sot është përgjigja më e mirë që Aleanca atëherë ka pasur të drejtë. Shpresojmë që situata politike do të jetë më e relaksuar”.
“Subjektet politike duhet ta arrijnë kompromisin në Kuvend, pasi rruga e Maqedonisë është drejt NATO-s dhe BE-së. Janë disa shkaqe për rezultatin e sotëm dhe gjithë këto shkaqe e kanë emëruesin e përbashkët – qeveria. Lista Zgjedhore është mes tjerash shkaktare për dështimin e referendumin. Gjithashtu edhe migrimi i popullsisë. Shkaktarë për dështim është edhe përkrahja e LSDM-së për BDI-në”, tha mes tjerash Sela.
Ndërsa në pyetjen e gazetarëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai tha se tani nuk është koha për zgjedhje.