Friday, May 30, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela refuzon ofertat për t’u bërë pjesë e pushtetit

Ziadin Sela refuzon ofertat për t’u bërë pjesë e pushtetit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Ziadin ka hedhur poshtë zërat për përfshirjen e tij apo të deputetëve të Frontit Europian në shumicën qeveritare, duke i quajtur ato gënjeshtra dhe propagandë të VLEN-it me qëllim përçarjeje, përcjell INA.

Sela pranoi se ka pasur tentativa nga pushteti për ta përfshirë në qeveri, por theksoi se nuk ka shfaqur interes, pasi Aleanca që ai përfaqëson nuk e sheh politikëbërjen si pazare për poste, por si angazhim ndaj qytetarëve.

“Koalicionet nuk janë vetëm dhënie dore mes politikanëve, por edhe obligime ndaj votuesve. Nuk mund të ndërtojmë besim me gënjeshtra,” u shpreh ai.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër dy grupet tjera të ndara nga Aleanca, duke i akuzuar se po tentojnë ta shfrytëzojnë partinë për interesa personale, ndërsa ai është i vendosur ta rindërtojë Aleancën si forcë politike dinjitoze.

Sela shtoi se negociatat për zgjedhjet lokale dhe ndarjen e komunave janë në zhvillim, por theksoi se nuk do të lejojë që ky proces të bëhet shkak për përçarje në koalicionin Fronti Europian.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments