Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: Që nga pavarësia, Maqedonia asnjëherë s’ka pasur zgjedhje të lira

Ziadin Sela: Që nga pavarësia, Maqedonia asnjëherë s’ka pasur zgjedhje të lira


Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët sot në Dibër mbajti mbledhje ku u bisedua për shumë çështje.

Mbledhja u mbajt pa praninë e mediave ndërsa deklaratë dha edhe kryetari Ziadin Sela.

“Në Maqedoni që nga pavarësia deri në këtë moment, asnjëherë nuk ka pasur zgjedhjet të lira. Kështu ishte edhe me zgjedhjet lokale. Ajo çfarë ndodhi në Strugë është dëshmi se gjithmonë ka pasur manipulime në zgjedhje, kishte manipulime të votave nga ana e LSDM dhe BDI”, tha Sela.

Në lidhje me sigurinë e përgjithshme në vend dhe proceset gjyqësore dhe dënimet ai tha se mund të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill.

“Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kundër Abudlfeta Alimit është proces i montuar, për shkak se ai në vend se të shpallet hero morri dënim prej shtatë vitesh. Ai mua ma shpëtoi jetën, dhe gjykohet për shkak se nuk i ka ndaluar në hapjen e dyerve kryerësve që tani janë të amnistuar dhe janë në liri”, tha Sela në lidhje me procesin gjyqësor të 27 prillit dhe dënimin për Alimin.

Sela deklaroi se Kuvendi qendror, për kandidat të Aleancës për Shqiptarët në Dibër në zgjedhjet lokale ka zgjedhur Arben Agollin, pediatër i njohur në Dibër i cili më parë mori mbështetjen e organeve të partisë në Dibër./Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!