Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për Zhurnal thotë se se deri ku janë bisedimet për realizimin e koalicionit trepalësh mes ASH-BESA-ALTERNATIVA.
Ai mes tjerash ka shpalosur edhe një pjesë të programit të Aleancës për Shqiptarët që do të ua ofrojnë qytetarëve me të cilën do të pretendojnë të marrin besimin e tyre.
Sela mes tjerash shfaqi bindjen e plotë që Aleanca për Shqiptarët do të jetë fituese në kampusin politik shqiptarë në zgjedhjet e 12 prillit.
Sipas Ziadin Selës nga anketat që i kanë bërë ASH e që nuk janë publike, partia e tij është në epërsi me 1 deputet ndaj BDI-së.
“Realisht, veç e veç si parti kundër BDI-së ne jemi 1 deputetë në epërsi kundër tyre, kështu tregojnë anketat e brendshme që ne i bëjm që nuk janë publikuar para opinionit”, është shprehur Sela.
Sipas tij nëse realizohet koalicioni mes ASH-BESA-ALTERNATIVA do të fitonin 14-15 deputet.
“Me koalicionin që pretendojmë të realizojmë trepalësht besoj se minimum do të fitojmë 14 deri 15 deputet”, theksoi mes tjerash Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Ai gjithashtu ka komentoi edhe nominimin e profesor Blerim Rekës për shef të diplomacisë kosovare.