Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i ka adresuar porosi të ashpra kryeministrit Zoran Zaev nga Gostivari. Sela sot ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ku kanë biseduar lidhur me situatën e krijuar pas bllokimi të buxhetit të komunës së Gostvarit, shkruan Gazeta Lajm.
Sela për këtë e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev, se në bashkëpunim me BDI-në po bllokon 100 mijë qytetarët e Gostivarit.
“Kjo nuk është jeta për të gjithë të cilën e premtoi Zaevi”, ka deklaruar Sela.