Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela: Feta, ti duhet të jesh i lirë dhe jo i...

Ziadin Sela: Feta, ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar. Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtarë i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën. Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Për këtë vendim reagoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili thotë se Abdylfeta Alimi duhet të jetë i lirë dhe jo i falur.

“U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje s’janë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur. Falë teje jam e falë të qofsha!” tha Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments