Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela: E rrëzova Gruevskin, prandaj më sulmuan huliganët në parlament më...

Ziadin Sela: E rrëzova Gruevskin, prandaj më sulmuan huliganët në parlament më 27 prill

Ziadin Sela sonte në Alsat-M u shpreh se ai u sulmua më 27 prill nga huliganët e VMRO-së në parlamentin e Maqedonisê sepse ai rrëzoi qeverinë e Nikolla Gruevskit,dhe se pret që Mickovski, lider i ri i VMRO-së ti kërkoj falje atij për sulmin e bërë në parlament nga huliganët e VMRO-së, informon Struga Ekspres.

“Unë u sulmova në parlament sepse isha njeriu kyq që rrëzova qeverinë e Nikolla Gruevskit, kurse sot sulmuesit tregohen sikur shpëtimtarët e mi.Pres të më kërkojë falje Mickovski për veprimet huligane të partisë së tij”, u shpreh Sela, informon Struga Ekspres.

Ai poashtu tha se mbahet padrejtësisht nê burg Fetah Alimi ,shpëtimtari i tij në parlamentin e Maqedonisë pas sulmit nga huliganët.Ai u kthye nga Zvicra për të dëshmuar pafajësinë e tij,përfundoi Ziadin Sela.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments