Sonte, më saktësisht në këto momente është mbledhur kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, transmeton Zhurnal.mk
Ndonëse nuk dihet tema që po diskutohet në këtë mbledhje, duke e ditur se nesër është dita e fundit e përmbylljes dhe plotësimit të vendeve vakante në kabinetin qeveritarë, me siguri që temë e diskutimit mund të jetë plotësimi i vendit të ministrit të shëndetësisë që i takon ASH-së.
Mirëpo nuk përjashtohet që partia e Selës të diskutojë edhe ndonjë pikë tjetër të rendit të ditës që mund të jetë rikonstruimi i qeverisë dhe ndrimi i resoreve në kabinetin qeveritarë.
Megjithatë, nga atje Zhurnal.mk mëson se pas përfundimit të mbledhjes do të dalin me konferencë për shtyp për të bërë publike vendimet e marra sonte.