Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela: BDI duhet të shkojë në opozitë

Ziadin Sela: BDI duhet të shkojë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se, do të ishte e shëndoshë për gjithë shoqërinë në vend që BDI-ja të shkojë në opozitë pas 18 viteve qeverisje. Gjatë një deklarate për gazetën LAJM, Sela tha se, mbetja e BDI-së në opozitë do të sillte lirinë te shqiptarët.

“Do të ishte e shëndoshë në përgjithësi për shoqërinë dhe shtetin, që një subjekt politik që prej 18 vitesh qeverisë, tanimë të shkojë në opozitë. Aq më tepër që ka një legalitet të vjedhur sepse legjitim nuk janë aspak dhe ata do të duhet të shkojnë në opozitë në mënyrë që qytetarët shqiptarë ta fitojnë lirine”, tha Sela për gazetën LAJM.

I pyetur nëse do të takohet me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, Sela dha këtë përgjigje: “Ne obligimet ndaj njëri-tjetrit i kemi firmosur në Deklaratën e Përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare. Unë nënshkrimit tim nuk i iki kurrë”, u shpreh Sela.

Ai tha se, akoma nuk kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re pasi ende nuk dihet mandatari.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments