Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se pjesë e “fshesës” së kryeministrit Zaev, gjegjësisht rikonstruimit të Qeverisë, do të përfshihet edhe zv.ministri i shëndetësisë Asim Musa.
Ai do të shkarkohet nga posti në fjalë dhe në vend të tij do të emërohet dikush tjetër nga partnerët e koalicionit.
Kryeministri Zaev dje paralajmëroi se mund t’a dorëzojë krejtësisht mandatin nëse nuk mer datë për bisedime. Kjo do të thotë se mund të bie komplet Qeveria e vendit.
Ndryshe, rikonstruimit apo shkarkimit nga postet i kanë shpëtuar ministret femra të Qeverisë, Renata Deskoska, Milla Carovska, Radmilla Shekerinska dhe ministrja pa resor Zorica Apostolska./Zhurnal.mk