Tuesday, July 15, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZhduket 82 vjeçari nga Zajazi i Kërçovës, kishte ardhur për pushime nga...

Zhduket 82 vjeçari nga Zajazi i Kërçovës, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Familja e gazetares shqiptare që jeton në SHBA, Advije Baftiri (Vicky), po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait të saj, Nazim Baftiri, i cili është zhdukur në rrethana shqetësuese në fshatin Zajaz, afër Kërçovës.

Nazim Baftiri, 82 vjeç, vuan nga demenca dhe aktualisht ndodhej për pushime në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

Ai është parë për herë të fundit sot në mëngjes rreth orës 07:20, kur është larguar nga shtëpia i veshur vetëm me pizhamat, pa portofol dhe pa dokumente identifikimi.

Ai u largua nga shtëpia me veturë të tipit Toyota Matrix, ngjyrë blu, viti 2005, me targa të shtetit Illinois (SHBA), ndonëse nuk i lejohet të ngasë makinën për shkak të gjendjes shëndetësore.

Familja bën apel për çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij.
Kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion, të njoftojë menjëherë autoritetet lokale ose të kontaktojë me familjarët.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments