*Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.