Nuk ndalojnë skandalet dhe kaosi në jetimoren “25 maji” në Shkup, edhe pse ministrja Mila Carovska paralajmëroi se do të përballet me problemet, transmeton Almakos.
Pas të dhënave të frikshme për dhunë dhe shtatzëni tek personat adoleshent, e cila para dy muajve e ngriti opinionin në këmbë, ku janë akuzuar disa persona për pakujdesi ndaj fëmijëve të cilët janë besuar për ruajtje, dje policia informoi se përsëri nga jetimorja janë zhdukur adoleshent.
Sipas policisë, pardje në orën 15.00 në Stacionin Policor Cair, punëtorja sociale në jetimoren “25 maji” ka lajmëruar se ditën paraprake në orën 8.30 në drejtim të panjohur janë larguar tre jetim nga shtëpia.
Adoleshentët e zhdukur janë të moshës nga 18, 13 dhe 15 vjeç.
Policia tha se është duke ndërmarr masa për gjetjen e personave.