“Ai nuk është djali im,” tha kirurgu i zemrës Jean Mitrev për A1 pas raportimit se 25-vjeçari Filan Mitrev ishte arrestuar nëntorin e kaluar për komplotin e një sulmi terrorist në objektet kryesore në të gjithë Gjermaninë dhe kishte siguruar kimikate për prodhimin e bombave për operacionin, transmeton gazeta KOHA.
Nga kjo deklaratë e pronarit të klinikës “Zhan Mitrev” mbetet e paqartë nëse ai hoqi dorë nga djali i tij apo mohon plotësisht ndonjë lidhje me personin që dyshohet të jetë pjesë e një organizate terroriste.
Dy turq (njëri 21 vjeçar, tjetri 22 vjeçar) u arrestuan në operacion, si dhe 24 vjeçari Mitrev, i cili tani është i akuzuari i parë. Në aktakuzë thuhet se Filan Mitrev akuzohet për një akt të rëndë dhune që kërcënon shtetin, shkelje të Ligjit për armët ushtarake dhe sulme.(koha.mk)