Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZhan Mitrev dyshohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg

Zhan Mitrev dyshohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të premten vendimin për nisjen e hetimeve kundër Zhan Mitrevit, pronarit të spitalit privat të kardiologjisë, nën dyshimin se kryer vepër penale – Mashtrim, sipas neni 247, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari, siç njoftoi Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare, ka mashtruar pacientët që po trajtoheshin me COVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Në rast se zyrtarizohet akuza dhe shpallet fajtor, në bazë të dispozitave të Kodit Penal, Zhan Mitrev mund të dënohet deri më 10 vjet burg.

Vendimi i Prokurorisë vjen pas një hulumtimi të rrjetit IRL nga Maqedonia e Veriut që ka ngre dyshime për trajtimin joadekuat të dhjetëra pacientëve në “Zhan Mitrev”, që kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas këtij hulumtimi, dyshohet se pacientët që kanë pësuar, i janë nënshtruar filtrimit të gjakut, si pjesë e një eksperimenti.

Ky trajtim, sipas IRL-së, ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.

Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin – konfiskim të dokumenteve të udhëtimit dhe të dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

“Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë për të siguruar praninë e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike në Shkup.

Kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kanë ngritur edhe tetë familje tjera që kanë humbur të afërmit e tyre, në mesin e të cilave edhe familje nga Prishtina, pasi djali i tyre kishte vdekur në këtë spital dhjetorin e vitit të kaluar, me metodën e filtrimit të gjakut që është kryer në mënyrë joadekuate.

Nga trajtimi i tillë besohet të kenë humbur jetën 24 persona./REL

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!