Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZgjedhjet e parakohshme më 28 qershor ose më 5 korrik!?

Zgjedhjet e parakohshme më 28 qershor ose më 5 korrik!?

Asnjë subjekt politik shqiptar nuk ka preferenca të caktuara për datën e zgjedhjeve. Megjithatë 8, 14 dhe 21 qershori janë më pak të mundura shkaku i numrit të personave të infektuar me Kovid-19 ditëve të fundit. Kreshnik Bekteshi në emisionin “Rruga Drejt…” thotë se BDI është e gatshme për zgjedhje që nesër, por prioritet ka rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe monitorimin ndërkombëtar.

BDI është e gatshme për zgjedhje po të mbaheshin nesër, gjatë kësaj jave apo kurdo qoftë që caktohen në konsensus me liderët politik – deklaroi Kreshnik Bekteshi, BDI.

Aleanca për Shqiptarët qëndrim primar ka fundin e korrikut-fillimin e gushtit. Partia e Ziadin Selës nuk pranon datë të imponuar për kalkulime politike.

Periudha nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit do të ishte periudha më e përshtatshme dhe më solide që të mbaheshin zgjedhjet – u shpreh Remzi Memedi, nënkryetar i ASH-së.

LSDM-ja dhe Lëvizja Besa bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor javën e kaluar morën qëndrim të unifikuar se vendi duhet të shkoj në zgjedhje në mes të muajit qershor. Mirëpo, jo zyrtarisht mësohet se pas takimit të liderëve, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka zhvilluar biseda telefonike me liderët për të kërkuar konsensus mbi 28 qershorin ose 5 korrikun. Për VMRO-DPMNE-në para datës së zgjedhjeve duhet plotësuar plani prej katër pikave ku përfshihet edhe njoftimi nga OSBE-ODIHR nëse mund t’i monitorojnë zgjedhjet. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se Qeveria do t’i kërkojë Këshillit të Sigurisë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, pas çka do të mësohet edhe data e mundshme e zgjedhjeve.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!