Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniZero roaming për vendet e Ballkanit - Ja kur do të ndodhë

Zero roaming për vendet e Ballkanit – Ja kur do të ndodhë

Dje në Bruksel u mbajt raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming (RRA2) për Ballkanin Perëndimor (ëB6).

Tarifat e bisedave në celular (roaming) mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (ëB6- Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës) pritet të reduktohen në korrik 2019 dhe të bëhen zero deri në vitin 2021. Por, që të arrihet kjo duhet që vendet të nënshkruajnë sa më shpejt marrëveshjen rajonale të roaming, shkruan shekulli.

U mbajt sot në Bruksel raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e re Rajonale Roaming (RRA2) për Ballkanin Perëndimor (ëB6), i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, theksoi se është në interesin e ekonomive, qytetarëve dhe politikanëve që të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur Marrëveshja Rajonale Roaming që gjithashtu do të reduktojë më tej kostot e roaming në korrik 2019, duke hapur rrugën për ‘Roam Like At Home’ (RLAH) dhe bërjes së kostove të roamingut zero deri në vitin 2021.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments