Zeqirija Ibraimi: VLEN në këto zgjedhje vjen me dy letra të fuqishme dhe të pakontestueshme karshi opozitës

Njëri nga liderët e VLEN, Zeqirija Ibraimi në tubimin e sontëm të këtij koalicioni në Kumanova tha se VLEN në këtë fushatë vjen me dy letra të fuqishme dhe të pakontestueshme: kapitali jonë politik në këto 15 muaj të qeverisjes qendrore që kemi ofruar për zhvillimin e komunave e që nuk ka qenë asnjëherë në të kaluarën.
“Prandaj ne kur paraqitemi si sonte këtu, ju themi atyre të opozitës: ejani të matemi në çdo fushë të cilën ju e dëshironi që ta bëjmë dallimin dhe të vihet re se pse duhet mbështetur VLEN”, tha Ibraimi gjatë fjalës së tij.
Sipas tij, VLEN vjen me kapitalin politik edhe të disa ligjeve që ka qenë ëndërr shumëvjeçare e atyre që janë në opozitë.
“Është ligji për përfaqësimin e drejtë që është kujdesur në mënyrë të veçantë zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, ligji për kazinotë si meritë e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti, ligji për zyrtarizmin e Mederesë kjo falë angazhimit të zv/ministrit Lulzim Aliu që janë gjëra të pakontesueshme, sepse sonte i përmendim si listë, por t’i marrësh e t’i bësh ka qenë jashtëzakonisht e vështirë”, ka thënë Ibraimi, lider i Alternativës.
Shtoi se dy emra për të cilët kërkojnë votën e që janë personifikim i VLEN në Kumanovë, janë kandidati për kryetar të Kumanovës, Arben Etemi dhe Skender Osmani.
“Etemi i përket një klase të re politike që kanë çka i ofrojnë qytetit të tyre dhe Osmani, një emër shqiptarë që ka një kapital thjesht personal, arkitekti që e bëri projektin e gjimnazit të Kumanovës falas”, tha mes tjerash Ibraimi.
