Thursday, September 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZeqirija Ibraimi: Do t’i fitojmë të gjitha komunat

Zeqirija Ibraimi: Do t’i fitojmë të gjitha komunat

Zeqirija Ibraimi: Pretendojmë t’i fitojmë të gjitha komunat
Zeqirija Ibraimi, një nga liderët e VLEN ka thënë se si koalicion pretendojnë që të fitojnë të gjitha komunat edhe me kandidatët për kryetarë dhe për listat për këshilltarë.
“Ky është pushtetit lokal dhe jemi të sigurt se do të kemi epërsi në fitoret e komunave që të mos them se ndoshta i fitojmë të gjitha komunat dhe ky do të jetë tregues i saktë i mbështetjes elektorale për VLEN-in”, ka thënë Ibraimi në emisionin “Hajde flasim” në TV21.
Ai ka thënë se kërkesa që Bekim Sali të bëhet zv/kryeministër i parë, është kërkesë e gjithë VLEN-it për arsye siç thekson, “duhej të mobilizoheshim në Çair dhe të bëhet fitorja në Çair”.
“Ai që humb në këtë rast është vetë Bekim Sali i cili është deputet, e lëshon mandatin e deputetit dhe nëse flasim për humbje, Alternativa e humb edhe një deputet, por gjuhën që ne e interpretojmë këtu nuk është në kuptim të humbjes dhe fitores së Alternativës, por kështu fiton edhe VLEN edhe shqiptarët”, ka thënë Ibraimi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments