Zeqirija Ibraimi: BDI edhe me kryeministër teknik nuk arriti të bëjë asnjë shkollë

0
6

Zeqirija Ibraimi: BDI edhe me kryeministër teknik nuk arriti të bëjë asnjë shkollë

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Zeqirija Ibraimi, njëri nga liderët e VLEN tha se në Bogovinë po fryn era e fitores, ku ky koalicion mbajti sonte tubim partiak para shumë simpatizantëve të vet.

VLEN në këto zgjedhje, shton Ibraimi ka ardhur duke dhënë një ofertë të re për shkak të kapitalit politik që ka ndërtuar në këto 15 muaj.

“Ju e dini se para së të vijmë ne në qeveri këta duke e pasur edhe një kryeministër teknik nuk arrinin të bëjnë asnjë shkollë në Çashkë, ishte çështja aq e madhe për një objekt të vogël atje, edhe pse e kishin ministrin e Arsimit. Dhe sot ajo shkollë është harruar dhe nuk e përmendin, ne erdhëm në pushtet e zgjidhëm shkollën e Çashkës, Nerovës, i rritëm rrogat e arsimtarëve për 7 për qind, pensionet për 5 mijë denarë, u bë ligji për përfaqësimin e drejtë, për kazinotë, për zyrtarizimin e Medresesë etj”, tha Ibraimi.

Ai mes tjerash përmendi se mbi 80 milionë euro janë ndarë për vendbanimet e komunave shqiptare që siç tha, “kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5